Divan Radio – Top Hits

Today Best Music

Current track
Title
Artist

Background

4 Artistë që i urrejnë hitet e tyre më të mëdha muzikore

Written by on 13/06/2018

Madonna – Like a Virgin.

Për Madonnën, të paturit hite të llojeve të ndryshme është më shumë si një tregues i rritjes si person dhe artist. Ajo nuk i këndon më hitet e saj të vjetra. Në vitin 2008 ajo tha në një intervistë pë radion Z100 FM të Nju Jorkut: “Nuk jam i sigurt që mund të këndoj Holiday ose Like A Virgin kurrë më. Nuk mundem – vetëm nëse dikush më paguan 30 milionë dollarë ose diçka e tillë”.

Në vitin 2009 ajo e tregoi sërish mospëlqimin e saj ndaj këngës “Like a Virgin”, duke thënë: “Për disa arsye njerëzit mendojnë se kur shkon në një restorant ose  del për të bërë Pazar, dëshiron të dëgjosh një nga këngët e tua. Dhe në shumë raste të tilla kanë vendosur në sfond “Like A Virgin”, dhe ajo është kënga që nuk dua të dëgjoj “.

Dhe në vitin 2015 ajo e zhvendosi vëmendjen e saj në një tjetër hit të dikurshëm, duke i thënë revistës amerikane Weekly: “Kënga ime më pak e preferuar është Material Girl. Unë nuk dua ta dëgjoj më kurrë!”

Kanye West – Gold Digger.

Kënga “Gold Digger” nga Kanye West ka qënë një nga hitet e para të karrierës së tij.
Në një intervistë me Zane Lowe, në vitin 2013, Kanye pranoi që nuk e ka pëlqyer kurrë këngën, por “e dija se do të paguhesha për të bërë Gold Digger”, ka thënë ai.

 

 

Radiohead – Creep.

Radiohead kurrë nuk e ka pëlqyer këtë këngë. Thom Yorke i referohej  me teper si “crap” sesa “creep”.

Gjithashtu “Creep” i ka shkaktuar bandës probleme ligjore me Lana Del Rey dhe grupin The Hollies, ku Albert Hammond dhe Mike Hazlewood, shkrimtarët e hitit të tyre “The Air That I Breathe”, e kanë paditur Radiohead mbi ngjashmëritë në melodi.

 

Frank Sinatra – Strangers in the Night.

Frank Sinatra ka pranuar vetë që mund të regjistrohet një këngë që e përbuz haptazi – “Don Costa e ka luajtur për mua disa vite më parë. E urreva! E kam urryer këtë këngë të shëmtuar që herën e parë që e kam dëgjuar dhe ende e urrej ! ” Frank ka parë se si “Strangers in the Night” është bërë kënga e  preferuar e fansave të tij dhe më pas ka kaluar pjesën tjetër të karrierës së tij duke u treguar audiencës se janë idiotë për ta pëlqyer atë, por kjo nuk e ka rrezikuar karrierën e tij.

Disa nga citimet e tij për Strangers in the Night përfshijnë rastet kur i ka thënë audiencës, “Ja një këngë që nuk mund ta duroj” ose “Nëse ju pëlqen ajo këngë, duhet të jeni i çmendur për kosin me ananas” ose ” Pse vazhdoni akoma ta këndoni këtë këngë? ‘”. Ai gjithashtu i tha një herë udhëheqësit të bandës se do t’ja “vendoste atë violinë aty ku dielli nuk shkëlqen” nëse ai do ta luante përsëri.

Ai gjithashtu ka urryer këngët “My Way” dhe “New York”, duke dëshmuar se asnjë yll i muzikës nuk është tepër i madh për t’u mërzitur nga këngët e tij. /Si.Com.AL/