Divan Radio – Top Hits

Today Best Music

Current track
Title
Artist

Background

5 emra grupesh muzikore që ndoshta nuk i njihni nëse jeni nën 30 vjec!

Written by on 06/06/2018

Emërtimi i një grupi është një punë e vështirë. Shumë grupe janë inspiruar nga jeta e tyre e përditshme, emisione televizive, makina e lajme për të gjetur një emër.

Disa përfundojnë me zgjedhje çuditërisht të zakonshme, duke I emëruar grupet e tyre sipas sendeve të përditshme. Por të tjerë kanë emra shumë të vecante, te rrënjosur ne kohë dhe te krijuara nga frymëzimi i tyre origjinal.

1. UB 40

  1. Nuk ka shumë grupe që kanë zgjedhur të emërojnë veten pas një pjese të burokracisë qeveritare. UB40 u formua nga një bandë djemsh të dashuruar me reggae, ata ndanë përvojën e përbashkët të plotësimit të numrit 40 të përfitimit të papunësisë ,të njejti emër ata përdorën dhe per cover të albumit të tyre të parë “Signing Off”.

    Dhe kjo kishte një efekt të menjëhershëm në fansat e tyre. Në fund të viteve 1970, papunësia ishte rritur në rreth 1.5 milion. Duke trajtuar në muzikën e tyre mungesën e mundësive për të rinjtë, ata siguruan pëlqim nga fansat e tyre të cilët ishin ne atë kohë të papunë.

2. Buzzcocks

Është krejtësisht e përshtatshme të themi që Buzzcocks janë frymëzuar për emrin nga një quiz i suksesshëm të muzikës televizive, duke pasur parasysh se ata morën emrin”Buzzcocks” nga një frazë televizive. Rock Follies ishte një dramë muzikore e vitit 1976 për një grup rock femrash të quajtur Little Ladies. Me zhargonin e viteve 1970, fraza thoshte, “Ëhat’s the buzz, cock?”, që nënkuptonte , “Çfarë po ndodh këtu, shoku im i mirë?”.

 

3. Relient K

Rrokët e krishterë të grupit Relient K u emëruan pas makinës që i përkiste kitaristit Matt Hoopes. Plymouth Reliant ishte makina e parë e Matt, e prodhuar nga firma Chrysler’s K.

Duke qenë të vetëdijshëm në mënyrat e brendimit të markave ndërkombëtare, dhe shumë të kujdesshëm në mënyrat e Google-proofing të emrit të bandës, Matt dhe shokët e tij të grupit zgjodhën të ndryshonin pak emrin në mënyrë që të shmangnin një padi nga Chrysler.Dhe kështu nga Reliant ata u quajten Relient K.

4. The Spotniks

Vitet 1950 dhe 1960 ishin një kohë e zhurmshme për kulturën popullore, me raketa amerikane dhe ruse që synonin skajet e atmosferës me një shpejtësi që përputhej vetëm me shpejtësinë në të cilën grupet e asaj kohe mund të regjistronin këngë futuriste rreth hapësirës. Spotnicks, të quajtur sipas satelitit rus Sputnik, ishin ndër ata që kërkonin të kapnin imagjinatën e publikut duke luajtur në instrumenta të cuditshëm në pamje, ndërsa mbanin veshur kostume hapësinore dhe kostume superheronjsh.

Spotniks ishin grupi i parë suedez që arriti famë ndërkombëtare. Me këngën “Orange Blossom Special” arritën në vend të parë në Australi. Ata shitën 18 milionë rekorde , dhe lançuan 42 albume.

5. The B52s

Ky grup e ka marrë emrin nga një model flokësh, i cili është i inspiruar nga një aeroplan. Pjestarët e bandës u mblodhën në Athinë në vitin 1976. B-52 e morën emrin e tyre nga një emër alternativ për modelin e flokeve “beehive”, të cilën këngëtaret Kate Pierson dhe Cindy Wilson e mbanin si pjesë të look-ut të tyre si simbol të kulturës të viteve 60’. “Beehive” njihej gjithashtu me emrin B-52, sepse pjesa e ulët e përparme dhe pjesa e lartë e mbrapa kishte ngjashmëri me nje avion. / Si.Com.AL /