Divan Radio

Divan Your Mind

Current track
Title
Artist


BimBimma dhe ErgenNR përfaqësojnë Kosovën në festivalin e hip-hopit në Belgjikë

Written by on 09/03/2018

“Balkan Trafik” është festivali i hip-hopit i cili organizohet prej 12 vjetësh.

12 edicionet në Bruksel, ndërsa edicioni i parë u realizua në Paris, e ndërsa edhe këtë vit do të organizohet në Bruksel.

Qëllimi i festivalit unik është të hapë mendjen ndaj multikulturalitetit të Brukselit (Brukseli si qyteti kryesor multikulturor në të gjithë Evropën) ndaj diversitetit dhe pasurisë nga fqinjët në jug-lindje.

Sigurisht një gjë të tillë festivali e synon përmes Kulturës (muzikës hip-hop, folk, elektro, rock, etno jazz & blues, kinemasë, valleve etj).

Përfaqësues nga Kosova në këtë festival do të jenë dy reperët e njohur shqiptarë BimBimma dhe ErgenNR.

Lexo po ashtu:
Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Dyshja në fjalë kanë publikuar në rrjetet sociale një video-kolazh, ku shfaqin disa nga këngët pjesëmarrëse, e njëra ndër to do të jetë edhe kënga e tyre.

“Balkan Trafik” do të organizohet për katër ditë rresht, nga data 19, deri më 22 prill 2018.

Mbetet të shihet se si do të jetë performanca e dy reperëve shqiptarë në këtë festival.

Tagged as