Divan Radio

Divan Your Mind

Current track
TITLE
ARTIST


Evenimenti më i madh i verës vjen në 12 Maj në Tiranë

Written by on 09/05/2018

Për herë të parë, Colour Day Festival vjen në Shqipëri me organizimin më të madh dhe shumëngjyrësh të të gjithë kohërave me mbështetjen e Telekom Electronic Beats.

Në 12 Maj në Sheshin Nënë Tereza do të mirëpriten disa nga emrat më të mëdhenj lokalë dhe ndërkombëtarë të muzikës si Elvana Gjata(meqë ra fjala, e keni dëgjuar këngën më të fundit në bashkëpunim me Ty Dolla Sign, “Off Guard”) Alban SkënderajCapital TMajkLumi BButa, Gjergj Kaçinari dhe Diona Fona .

Për kënaqësinë e fansave të vërtetë të Sound System, do të jenë të pranishëm DJ lokalë më të dashur të momentit si AldoAbelBoocky, Indripendent FXOlti, SardiLura Elezi dhe bashkëpunimi mes Gamblemania, Xhurim Dema dhe Ardian Bakalli.

Një ndër më surprizat më të këndshme të këtij evenimenti do të jetë prezenca e disa prej DJ më të njohur të arenave ndërkombëtare si Tujamo, Michael Tsaousopoulos, George Siras, dyshja Ace2Ace dhe grupi energjik The Mode.

Në këtë event nuk do të mungojë karizma e Fatma Methasanit dhe Flori Gjinit në rolin e moderatorëve dhe suporti i Pop Culture me Kelvi Kadillin dhe Dojna Memën.

Gjithë çfarë thamë, urojmë të ketë shërbyer që të kuptoni tërësinë e arsyeve përse nuk duhet të mungoni në Colour Day Festival!

Për të shijuar këtë lançim të një tradite të re në kryeqytet do t’ju duhet të keni biletën tuaj. Mund ta blini paraprakisht online në pentagrami.al ose në ditën e festivalit. Përfshirë në çmimin e biletës do të jetë dhe qeska e parë me pluhur të ngjyrosur.

Por, nuk mbetet këtu! Me aktivizimin e paketës Electronic Beats, përfitoni ulje në çmimin e biletës dhe T-shirt ekskluziv dhuratë. Detajet mund ti mësoni në electronicbeats.al/cdf.

Gati për të krijuar kujtimet e një përvoje të re dhe të paharrueshme?!