Divan Radio

Divan Your Mind

Current track
Title
Artist


Lollapalooza 2018

Written by on 06/06/2018

Lollapalooza është një festival vjetor i muzikës që paraqet rrymat rock alternativ, heavy-metal, punk rock, hip hop, dhe grupe elektronike muzikore dhe artistë te muzikes elektronike, performanca kercimi, shfaqje komedi, dhe kabina artizanale. Ai gjithashtu ka ofruar një platformë për grupet jofitimprurëse dhe artistë vizualë të ndryshëm.

Në mars të 2018 faqja zyrtare e festivalit publikoi emrat e disa prej artistëve që do performonin kete vit ne datat 2-5 gusht 2018, ne Grand Park, Chicago. Ndër ta mund të përmendim : The Weeknd, Bruno Mars, Jack White, Arctic Monkeys dhe mbi 150 artistë të tjerë.
Sot, organizatorët e festivalit publikuan orarin e plotë për katër ditët e festivalit, duke i lejuar të gjithë të fillojnë përgatitjet për përplasjet e pashmangshme që ndodhin kur leviz nëpër gjashtë skena në Grant Park.

Shumica e vendimeve kryesore që duhet të merren kanë të bëjnë me faktin se cilin artist do zgjidhni për te degjuar dhe si do ta menaxhoni kohen. Të premten, për shembull, të pranishmit do të duhet të zgjedhin mes “Post Malone” dhe “Walk the Moon”, ndërsa orari i së shtunës i vë ne zgjedhje “St. Vincent” kundër “Logic”.

Por nuk mbaron me kaq, sepse këtë vit Lollapalooza do jetë dhe në Berlin, duke u bërë ky edicioni i katërt atje. Festivali do të zhvillohet në stadiumin Olympia më 8 dhe 9 shtator dhe deri tani kanë dalë emrat e disa prej artisteve dhe grupeve që do të performojnë. Nga Kraftwerk 3D, the Weeknd, The National, Freundeskreis, Wolf Alice, Alexis Taylor, Years & Years deri tek Imagine Dragons, Casper, David Guetta, Kygo, Dua Lipa, Rag’n’Bone Man, SXTN, Rin, DVBBS dhe shumë te tjerë. Mund të themi me shumë siguri qe ka diçka atje për çdo shije muzikore!

Për t’u informuar më tepër në lidhje me biletat e festivalit, por gjithashtu dhe paketa që përfshijnë udhetimin dhe akomodimin ne Chicago dhe ne Berlin, vizitoni faqen zyrtare te Lollapalooza duke klikuar linkun. https://www.lollapalooza.com/

/Si.Com.AL/

Tagged as