Muzikanti inventiv Giorgio Moroder, DJ 77-vjeçar

Written by on 06/02/2018

Mosha nuk ka kufizime për të krijuar, dëshmon Giorgio Moroder.

Giorgio Moroder është muzikant italian që krijoi e veproi më së shumti në Munih të Gjermanisë.

Konsiderohet si një ndër pionierët e muzikës Disco dhe EDM (Electronic Dance Music). Ka bërë këngë për emrat si David Bowie, Irene Cara, Janet Jackson, Blondie, Kylie Minogue… Në studion e tij “Musicland Studios” kanë incizuar grupet Led Zeppelin, Queen, The Rolling Stones, Iron Maiden, T.Rex, Deep Purple… Ndërsa, nga shumica mbase mbahet mend për muzikën në filmat “Top Gun” dhe “Flash Dance” (këngët “Take My Breath Away” dhe “What a Feeling”).

Moroderi në prill i bën 78 vjet (në videon e postuar më poshtë është 75 vjeç). Ndërsa, në moshën 73-vjeçare nisi të punojë si DJ me ç’rast ka rikthyer në kujtesë një këngë të mirë të viteve ’80 të Suzanne Vega-s (“Tom’s Diner”).

Tagged as

Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Divan Radio

128 kbps

Current track
TITLE
ARTIST

Background