Divan Radio

Divan Your Mind

Current track
Title
Artist


Sekreti i bukurisë së Miranda Kerr

Written by on 09/06/2018

Duket se supermodelja australiane Miranda Kerr e ka gjetur sekretin e  një lëkure të freskët dhe pa asnjë shenjë rrudhe në të.

Duket se bukuroshja 33 vjeçare e ka ngrirë me kohën, pasi në fytyrën e saj nuk mund të gjesh qoftë edhe një shenjë të vetme.

Të gjithë e admirojmë lëkurën e saj si të bebes dhe kureshtja për të ditur se çfarë bën ylli i modelingut për të patur një lëkurë të tillë është shumë e madhe. Epo duket se Kerr është treguar shumë bujare, pasi ka ndarë me ne sekretin e bukurisë së saj. Mund t’ju duket e pabesueshme, por trajtimi që bën modelja për lëkurën e fytyrës së saj është ai me shushunja.

Po, po ajo i lë ato në fytyrë në mënyrë që gjallesat të thithin gjakun dhe më pas ai gjak lihet në fytyrë si  një maskë për disa minuta. Kjo procedurë bën që lëkura të tërhiqet dhe të duket shumë më e re dhe më e rigjeneruar. Epo bukuria do sakrifica.

Tagged as

Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.