Divan Radio

Divan Your Mind

Current track
TITLE
ARTIST


Shqiptari kundër Will Smith në Bad Boys 3

Written by on 10/05/2018

Seria e mirënjohur e filmave aksion do të rikthejë në ekran aktorët Uill Smith dhe Martin Lorens, të cilët edhe njëherë do të bëhen bashkë për të hetuar çështjen e rradhës. Këtë herë në rolin antagonist do të jetë një shqiptar. ‘Bad Boys 3’ me një buxhet prej 100 milionë dollarësh parashikohet të jetë një ndër filmat me shikueshmërinë më të lartë.

Kërcënimi i një shqiptari do të bëjë sërish bashkë Will Smith dhe Martin Lawrence. Aktorët do të rikthehen në rolet e dy detektivëve të dashur Mike Lowery dhe Marcus Burnett. Është pikërisht plani për hakmarrje i një mercenari shqiptar ndaj Mike dhe Marcus ajo që ribashkon dy ish-partnerët e vjetër të cilët ky film i ri do t’i gjejë të ndarë; Lowery vijon punën si detektiv në Policinë e Majemit të cilit i është caktuar një partner i ri, ndërsa Burnett prej vitesh punon si hetues privat. Të dy do të duhet të punojnë së bashku për të mposhtur shqiptarin i cili i kërcënon me vdekje për vrasjen e vëllait të tij. Nuk dihet ende përse për filmin e tretë të serisë është përzgjedhur që personazhi antagonist të jetë një shqiptar, pasi në dy filmat e mëparshëm nuk është përmendur një kërcënim i tillë. Duket se gjithçka do të mbetet për t’u parë me publikimin e filmit.

Tagged as

Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *