Divan Radio

Divan Your Mind

Current track
Title
Artist


Shiten brenda një ore biletat e dy javëve të Tomorrowland 2018

Written by on 06/06/2018

Nëse ishit ende duke shpresuar përblerë disa bileta për Tomorrowland 2018, do t’ju duhet të blini nga dikush që e ka blerë por nuk mund të jetë atje, sepse biletat për të dyja fundjavat e festivalit janë shitur që në orën e parë të daljes online.

U desh një orë e plotë për blerësit e regjistruarparaprakisht në faqen e festivalit, që të blinin të gjitha vendet për mega- festivalin që do të zhvillohet këtë vit në Belgjikë. Formacionet janë të mbushura plotë me talente të nivelit të lartë, si dhe paraqitje nga artistët më të preferuar të momentit si French Montana, Lil Pump, Dua Lipa dhe shumë të tjerë.

Çdo skenë do të kontrollohet nga një ndarje e veçantë, nga Monstercat në Anjunabeats dhe gjithçka që ndodhet në mes. Tematika është nautike nga natyra, kështu që për të gjithë ata që e kanë blerë biletën e tyre, duhet të presin shumë krijesa nënujore dhe spërkatje të mëdhauji në skenë.

Tomorrowland 2018 në Belgjikë do të zhvillohet për dy javë nga e premtja deri të dielën, 20 deri në 22 korrik dhe 27 deri në 29 korrik.

Vizitoni faqen online të festivalit për të parë listën e plotë të artistëve të shpallur deri më tani që do të performojnë, dhe informacione të tjera, por për bileta do t’ju duhet të kërkoni diku tjetër.

Tagged as