Tre shqiptarët që konkurrojnë këtë vit në Eurovision

Written by on 12/02/2018

Shqiptarët kanë më tepër arsye për ta përcjellë edicionin e sivjetmë të Festivalit evropian të këngës, Eurovision, që zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë. Kjo për faktin se atje do të interpretojnë tre shqiptarë, të cilët do t’i përfaqësojnë tri shtete të ndryshme.

Shqipërinë këtë vit do ta përfaqësojë Eugent Bushpepa, i cili e fitoi edicionin 56-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Pas një nate ku performuan 14 artistë, juria vendosi që kënga fituese e festivalit të jetë “Mall”.

Pas triumfit në Festivalin e Sanremos, Ermal Meta dhe bashkëpunëtori tij, Fabrizio Moro, janë caktuar automatikisht përfaqësues të Italisë në ‘Eurovision 2018′. Kënga “Non mi avete fatto niente” u shpall kënga më e mirë në festivalin më të madh italian në kategorinë e artistëve të mëdhenj, duke lënë prapa Lo Stato Sociale dhe Annalisa.

Në festivalin e sivjetmë evropian do të jetë edhe këngëtarja shqiptare, Eleni Foureira, e cila do ta përfaqësojë shtetin e Qipros.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Divan Radio

128 kbps

Current track
TITLE
ARTIST

Background